Misioni Ungjillor Shqiptar

Në Mbështetje të Kishës Lokale Shqiptare

Aktivitetet e AEM

Libraria

AEM ka në arkivën e saj mbi 50 tituj të librave të natyrës ungjillizuese, komentarë, libra historikë, etj. Ju mund të kërkoni në libraritë e krishtera në Tiranë (VUSH dhe Libraria Ndërkombëtare). Gjithashtu ju mund të porosisni përmes këtij website-i.

Gazeta Mesazhi

Gazeta Mesazhi printohet dhe shperndahet nën kujdesin e AEM-Misioni Ungjillor si një mjet ungjillizimi në stinët e Pashkës dhe Krishtlindjes. Gazeta botohet sipas porosive të kishave dhe organizatave me një çmim simbolik që nuk kakon koston e printimit.

Kalendari AEM

AEM printon kalendarë të formateve poster A3 dhe A4 për nevojat e kishave dhe organizatave të ndryshme. Kalendarët printohen me vargje nga Bibla dhe imazhe nga trevat shqiptare. Regjistrohuni në listat tona që të merrni lajmërimet nga AEM-Misioni Ungjillor.

eLibraria

AEM vë në dispozicion të lexuesve të librit arkivën e librave të botuar në formatet dixhitale më të përdorur ePub | Mobi | PDF. Për të aksesuar arkivën, klikoni lunkun më poshtë dhe ndiqni manualet për përdorimin e arkivës në kompjuterët apo Tablet-ët tuaj.

Konferenca Fjala

Konferenca Fjala organizohet në bazë vjetore në mbështetjen e AEM-Misioni Ungjillor, Illyrian Gospel Trust dhe në partneritet të ngushtë me kishën lokale. Qëllimi i konferencës është inkurajimi i predikuesve të fjalës dhe drejtuesve në Kishën Shqiptare.

E korra është e madhe, kurse punëtorë janë pak; lutni Zotin e të korrës që të çojë punëtorë në të korrën e vet. Luka 10:2
KONTAKT

Mund të na kontaktoni në çdo kohë përmes...

office@aemission.al